Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin, Ahmeti takohet me të Dërguarën e Posaçme Karen Pierce

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 18:27
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin, Ahmeti takohet me të Dërguarën e Posaçme Karen Pierce

Gjatë një vizite të shkurtër në Londër, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përgatitjet për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Partneritetit, si dhe koordinimin e vazhdueshëm për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e përbashkëta globale.

Palët riafirmuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve, ndërsa Kosova shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme.

Pas takimit, zëvendësministri Ahmeti vizitoi edhe Ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër, duke u njohur nga afër me ambientet e reja diplomatike dhe punën e misionit diplomatik kosovar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kreshnik Ahmeti

Më shumë nga Lajme

  • 22:24Donika Kadaj-Bujupi kritikon PDK-në dhe LDK-në
  • 22:16Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
  • 22:15Mirena thotë se opozita duhet të këndellet: Kurrë s’ka qenë më lehtë me e mposhtë Albin Kurtin
  • 22:15Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
  • 21:49Ish-të burgosurit politikë dhe të mbijetuarit e masakrës së Dubravës nisin mbledhjen e nënshkrimeve për padi ndaj Shkëlzen Gashit