Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos: Shqipëria, basti im! – Integrimi i saj, brenda mandatit tim

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 16:07
Kos: Shqipëria, basti im! – Integrimi i saj, brenda mandatit tim

Bashkimi Europian kërkon mbylljen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë. Në një vizitë në Sllovaki, komisionerja për zgjerimin, Marta Kos shpreson që grupkapitujt për Shqipërinë të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.

“A mund ta imagjinoni? Nga viti 2009, BE po fillon punën për një traktat të ri pranimi, për Malin e Zi. Me Shqipërinë, ne kemi hapur të gjitha grupkapitujt e negociatave, dhe shpresoj të ecim përpara për ti mbyllur sa më shpejt që të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut po ecën mirë me reformat, por ambicia jonë është për gjithë rajonin, të gjitha vendet të bëhen vende anëtare me të drejta të plota dhe me përgjegjësi të plota në BE, bazuar në linjëzim të plotë me ligjet dhe vlerat europiane. Dua ta them, duam ta bëjmë këtë ambicie realitet, dhe po, zgjerimi po ndodh!”, tha ajo.

Objektivi i Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE, lidhet dhe me një ambicie personale të Marta Kos. Ajo kërkon një sukses të përbashkët pikërisht në momentin kur do të mbyllë mandatin si komisionere e zgjerimit të BE.

“Dua të hedh një sy në të ardhmen. Sllovakia merr Presidencën e BE, në gjysmën e parë të 2030. Mandati im mbaron pikërisht në atë kohë. Duhet të punoj fort që deri atëherë Presidenca juaj të jetë e suksesshme. Por gjysma e parë e 2030 do të jetë një moment i rëndësishëm për zgjerimin, disa vende kandidate kanë caktuar ambicie të forta për të mbyllur negociatat dhe për tu anëtarësuar. Pra, me fillimin e dekadës së re, në 2030, duket të jetë një pikë kthese për BE dhe ju do e udhëhiqni atë moment”, theksoi Kos.

Shqipëria synon të mbyllë gjithë grupkapitujt e negociatave me BE para Krishtlindjeve të vitit 2027, deri atëherë ka për të plotësuar 101 detyrat e fundit, në vitin 2028 synon të marrë traktatin e pranimit të anëtarësimit dhe brenda 2030 të jetë shteti imë i ri anëtar i BE.

BE

Më shumë nga Lajme

  • 11:31Kriza politike, Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • 11:30Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25 të arrestuar
  • 11:07Aksident me fatalitet në Muhovc të Ferizajt, humb jetën 13-vjeçari
  • 11:06Konstituimi i Kuvendit, Konjufca: Nuk mendojmë që po shkelet Kushtetuta
  • 10:57Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e Ibrit, kërcënuese për Kosovën