Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kontroll në burgun e Shkodrës, kapet i dënuari me drogë dhe celular

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 20:55
Kontroll në burgun e Shkodrës, kapet i dënuari me drogë dhe celular

Një i dënuar është arrestuar në flagrancë në IEVP Shkodër, pasi gjatë një kontrolli në dhomën ku vuante dënimin iu gjetën një aparat celular dhe dy qese me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Kontrolli është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 10 shtator 2026, në kuadër të kontrolleve të ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në IEVP të ndryshme në vend, shkruan abcnews.al.

Sipas autoriteteve, në dhomën e shtetasit të burgosur S. Gj. u konstatuan një aparat celular dhe dy qese të tejdukshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa.

Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, S. Gj. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.

Në kuadër të të njëjtit procedim janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre persona. Shtetasi i burgosur E. B. akuzohet për “Moskallëzimin e krimit”, ndërsa dy punonjës policie të IEVP Shkodër, F. D. dhe A. Ll., po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale pritet t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

celularkontrollburgun

Të ngjashme

Vdes një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë - SHKK japin detaje

Vdes një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë - SHKK japin detaje

10:32

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Moskrijimi i institucioneve, Kajtazi: Kosova mund të klasifikohet si shtet i dështuar
  • 21:43Kryetarja Haxhiu mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës
  • 21:38Dibran Hoxha – Deputeteve të VV’së: Nuk ju konvenon me ju dështu konstituimi…
  • 21:35Haradinaj: Po të mos e donte LVV-ja Listën Serbe në Kuvend, s’do e votonin në KQZ
  • 21:35Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun