Në reagimin e saj, Prokuroria thekson se bëhet fjalë për një çështje që është trajtuar dhe mbyllur nga institucionet kompetente për shkak të mungesës së bazës ligjore për veprime të mëtejme.
“Publikimet e fundit të BIRN dhe Kallxo.com përmbajnë pretendime të pabazuara, që cenojnë integritetin tim profesional dhe krijojnë një perceptim të rremë në opinion publik”.
Sipas saj, riaktualizimi i kësaj teme në periudhën kur është hapur konkursi për Kryeprokuror të Shtetit ngre dyshime se qëllimi kryesor i raportimeve nuk është informimi i publikut, por dëmtimi i imazhit dhe reputacionit profesional.
“Raportimi që mbështetet në insinuata dhe interpretime të njëanshme, duke anashkaluar vendimet zyrtare të institucioneve përgjegjëse, nuk i shërben transparencës dhe as interesit publik”, thuhet në reagim
Prokuroria vlerëson se raportime të tilla krijojnë perceptime të padrejta dhe cenojnë besimin në proceset institucionale.
