Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca: Sa më i fortë koordinimi Kosovë-Shqipëri, aq më e sigurt rruga drejt BE-së

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 11:23
Konjufca: Sa më i fortë koordinimi Kosovë-Shqipëri, aq më e sigurt rruga drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i nderuar me vizitën e homologes së tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali – të cilën gjatë konferencës për media e quajti edhe mike.

Para mediave, Konjufca tha se takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si ato tipike bilaterale, pasi, siç tha ai, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë të pres sot ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, miken time Elisa. Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale, sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën”, tha Konjufca.

Këto takime, kryediplomati i quajti vëllazërore.

|Vendet tona janë shumë më tepër se kaq dhe takimet tona janë takime vëllazërore, takime mes shteteve të të njëjtit komb, që ndajnë fatin e përbashkët historik dhe politik. Sot, kur flasim për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk flasim vetëm për marrëdhënie ndërqeveritare, por për përgjegjësinë e dy shteteve që i përkasin të njëjtit komb për ta përfaqësuar atë me dinjitet dhe me vizion të qartë evropian”.

Ministri Konjufca ndër të tjera bëri të ditur se me Spiropalin kanë diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes të dyja vendeve.

“Diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për koordinim të plotë në politikën e jashtme. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona dhe shumë të tjera presin të bëhen gjatë këtij mandati. Mirënjohës për mbështetjen që Shqipëria ia ka ofruar Kosovës, si në shtetndërtimin tonë, ashtu edhe në përfaqësimin e interesit tonë në arenën ndërkombëtare”.

Në fund, Konjufca tha se e ardhmja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të jenë të lidhura përgjithmonë.

“E ardhmja jonë, si e kaluara jonë, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt bashkimit evropian”, u shpreh kryediplomati.

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale