Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca nga Uashingtoni: ShBA-ja, aleati dhe partneri ynë më i afërt

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 22:09
Konjufca nga Uashingtoni: ShBA-ja, aleati dhe partneri ynë më i afërt

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Uashington D.C. në takimin ministror për rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, të organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është e rëndësishme, pasi vendit i jepet mundësia të kontribuojë në parandalimin e terrorizmit politik dhe në forcimin e mekanizmave mbrojtës.

Sipas Konjufcës, terrorizmi politik po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë.

“Kjo dukuri po merr forma gjithnjë e më të organizuara dhe po vepron përtej kufijve shtetërorë, duke shfrytëzuar rrjetet ndërkombëtare, financimin dhe hapësirën digjitale për të cenuar stabilitetin dhe institucionet demokratike”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri strategjik i Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë më i afërt dhe partneri ynë strategjik. Bashkëpunimi me SHBA-në dhe me vendet partnere është thelbësor për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për mbrojtjen e vlerave mbi të cilat qëndrojnë demokracitë tona”, ka shkruar ai.

Konjufca ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në çdo nismë që forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe i shërben paqes e sigurisë.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 19:27Zjarri në qendërën tregtare në Prishtinë, Policia jep detaje: S'ka të lënduar
  • 19:25Dogana e Policia parandalojnë kontrabandë në Merdare, kapen 204 vape me kanabis
  • 19:24Gjini: Shkarkimi i Kryeprokurorit të Speciales, hap drejt totalitarizmit
  • 19:24Musliu: VV-ja janë sponzorizues të kauzës së Gjykatës Speciale
  • 19:00Hamza pas takimit me Kurtin: E para aprovimi i ligjit për Specialen, pastaj presidenti