Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca në Strasburg kërkon antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: I kemi përmbushur kriteret

GD
Gazeta Demos21 prill 2026 në 18:55
Konjufca në Strasburg kërkon antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: I kemi përmbushur kriteret

Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë një vizite zyrtare në Strasbourg, ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të lartë të Këshilli i Evropës, ku në fokus ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm, Alain Berset, Konjufca theksoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës është përmbyllur në aspektin institucional. Ai rikujtoi se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka dhënë vlerësim pozitiv, duke konstatuar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim

Sipas tij, vonesat aktuale lidhen me dinamika politike jashtë kornizës së organizatës, të cilat mund të ndikojnë në besueshmërinë e proceseve dhe në të drejtat e qytetarëve.

Konjufca ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Gjatë vizitës, ai u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Parlamentare, Petra Bayr, të cilën e uroi për detyrën dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai vlerësoi rolin e Asamblesë në trajtimin profesional të aplikimit të Kosovës, duke theksuar se procesi teknik është përmbyllur dhe se ekziston mbështetje e gjerë politike, e reflektuar në 82% të votave në favor të anëtarësimit.

Takimet në Strasburg përfshinë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Mathieu Mori, si dhe përfaqësues të grupeve politike në Asamblenë Parlamentare, përfshirë Frank Schwabe, Iulian Bulai dhe Knut Abraham. Në këto takime u diskutua ecuria e procesit të anëtarësimit dhe hapat e mbetur drejt vendimmarrjes përfundimtare.

Po ashtu, Konjufca zhvilloi takim edhe me Piero Fassino, kryetar i Nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare.

Në një mëngjes pune me ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, u diskutua rëndësia e anëtarësimit për qytetarët e Kosovës, veçanërisht në aspektin e qasjes në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Konjufca theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të forconte mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të rriste besimin në institucionet demokratike dhe do të përshpejtonte avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Komunikata e plotë: Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset, me të cilin diskutoi për procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe sfidat aktuale në këtë drejtim. Zëvendëskryeministri theksoi se procesi është përmbyllur në aspektin institucional, duke rikujtuar vlerësimin pozitiv të Asamblesë Parlamentare se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim. Ai nënvizoi se vonesat lidhen me dinamika politike jashtë kornizës së organizatës, duke shprehur shqetësimin për ndikimin e tyre në besueshmërinë e proceseve dhe në të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, ai ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Gjatë kësaj vizite, Zëvendëskryeministri Konjufca u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, znj. Petra Bayr, të cilën e uroi për detyrën dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai vlerësoi rolin e Asamblesë Parlamentare në trajtimin profesional të aplikimit të Kosovës për anëtarësim, duke nënvizuar se procesi teknik është përmbyllur dhe se ekziston mbështetje e gjerë politike brenda saj, e reflektuar edhe në 82% të votave në favor të anëtarësimit të Kosovës. Po ashtu, ai theksoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar më tej standardet demokratike dhe për të mbetur një partnere konstruktive në kuadër të institucioneve evropiane. Takimet në Strasburg përfshinë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, z. Mathieu Mori, si dhe përfaqësues të grupeve politike në Asamblenë Parlamentare: z. Frank Schwabe, President i Grupit socialist, demokrat dhe të gjelbërve (SOC); z. Iulian Bulai, President i Grupit ALDE; dhe z. Knut Abraham, zv.president i EPP-së dhe shef i delegacionit gjerman në APKE, ku u diskutua ecuria e procesit të anëtarësimit dhe hapat e mbetur drejt vendimmarrjes përfundimtare. Po ashtu, Zëvendëskryeministri Konjufca u takua edhe me z. Piero Fassino, Kryetar i Nënkomitetit për Ballkanin Perëndimor të APKE-së. Gjatë një mëngjesi pune me ambasadorë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, u diskutua rëndësia e anëtarësimit për qytetarët e Kosovës, veçanërisht në aspektin e qasjes në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Zëvendëskryeministri Konjufca ritheksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përforconte mbrojtjen e të drejtave të njeriut, do të rriste besimin në institucionet demokratike dhe do të kontribuonte në avancimin e mëtejmë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme