Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

GD
Gazeta Demos18 korrik 2026 në 16:32
Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kryente “spastrim etnik” në Kosovë.

Në letër, Konjufca vlerësoi se distancimi i mëvonshëm i Qeverisë së Serbisë ishte vetëm formal dhe jo shprehje e sinqertë pendese.

Ai shpreh po ashtu shqetësim për reagimin e vonuar të BE-së, duke kërkuar një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur ndaj retorikës që, sipas tij, nxit urrejtje dhe dëmton procesin e dialogut.

Konjufca po ashtu parashtroi një listë kërkesash duke kërkuar të dënojë publikisht deklaratën e ministres Snezhana Paunoviq, t’u rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla bien ndesh me vlerat evropiane dhe të ngrejë këtë çështje në dialogun politik dhe në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Të lëshojë një dënim të qartë, të fuqishëm dhe publik ndaj deklaratës së ministres Paunoviq dhe retorikës revizioniste që ajo përfaqëson”.

“T’u rikujtojë zyrtarisht autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat evropiane dhe me kërkesat e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Ta ngrejë këtë çështje në mënyrën e duhur në kuadër të dialogut politik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, si dhe në procesin e anëtarësimit, në mënyrë që Beogradi ta kuptojë seriozitetin me të cilin Bashkimi Evropian trajton incidente të tilla”, ka thënë Konjufca në letrën drejtuar Kallasit.

mpj

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Ky është 20-vjeçari portugez që u vra me thikë në Ksamil
  • 19:51ASK: Më shumë lindje në muajin qershor 2026 se sa në maj 2026
  • 19:50Dyshohet se përdhunoi një turiste 18-vjeçare në Mikonos, arrestohet 23-vjeçari nga Kosova
  • 19:49Kur do të fillojë mësimi, flasin nga MASHT
  • 19:41Deri në 60 minuta pritje në dalje nga Kosova, Merdarja pika më e ngarkuar kufitare