Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Konfirmohet takimi me Kurtin, Abdixhiku: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

GD
Gazeta Demos7 gusht 2026 në 13:49
Konfirmohet takimi me Kurtin, Abdixhiku: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi duhet të vazhdojë pa vonesa.

Para takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Abdixhiku tha se fokusi mbetet te përmbushja e obligimeve kushtetuese.

“Do të vazhdojmë me punët tona që duhet të bëjmë që të konstituohet Kuvendi. Nuk ka asnjë arsye që të vonohet konstituimi i Kuvendit. Po më lejoni të shkoj në takim, e pas takimit do të deklarohem”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton kërkesa e LDK-së, Abdixhiku u përgjigj shkurt se ajo lidhet “…për konstituimin e Kuvendit”.

Në pyetjen nëse pret një marrëveshje gjatë ditës apo thirrjen e seancës konstitutive, kreu i LDK-së theksoi se seanca duhet të mbahet pa vonesë.

“Duhet të ketë seancë konstitutive. Duhet të ketë seancë konstitutive. Nuk ka nevojë të vonohet me konstituimin e Kuvendit. Duhet të votohet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia e Kuvendit. LDK-ja as ka kërkuar, as kërkon që të bëhet ose të ketë vonesa të tilla”, deklaroi ai.Abdixhiku shtoi se përgjegjësia për mbarëvajtjen e procesit bie edhe mbi partinë e parë, duke lënë të kuptohet se çdo vonesë eventuale nuk duhet të përdoret për qëllime negociuese.

“Por tani, kjo është përgjegjësi edhe e partisë së parë, e cila qëllon që ka më të vjetrin në seancë aty, të ulur në karrigen e kryesuesit të Kuvendit. Por në qoftë se është bërë për taktikë negociuese, le ta themi shumë qartë: LDK-ja nuk nënshtrohet e Republika nuk dorëzohet. Prandaj, as nuk nënshtrohemi, as nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.Abdixhiku tha se pas takimit do të dalë sërish para mediave.

“Tani po shkoj në takim, e pas takimit do të përpiqemi sa më mirë të përfaqësojmë interesat e Kosovës, popullit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit deklarohemi edhe para medieve në Kuvendin e Kosovës”, tha Abdixhiku.

kuvenditabdixhikuduhet

Të ngjashme

Abdixhiku takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë

Abdixhiku takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë

14:26
Kajtazi për 16 shtatorin: Shpresoj të jetë fundi i një procesi të mundimshëm

Kajtazi për 16 shtatorin: Shpresoj të jetë fundi i një procesi të mundimshëm

22:43
Lushtaku: Në rast sulmi, duhet ta mbrojmë Republikën

Lushtaku: Në rast sulmi, duhet ta mbrojmë Republikën

21:47
Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE

Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE

17:04

Më shumë nga Lajme

  • 14:41Policia paralajmëron për mesazhe mashtruese: Po përdoren emri, logot dhe vulat e institucioneve
  • 14:39Edhe Britania paralajmëron shtetasit e saj para verdiktit në Hagë: Shmangni turmat dhe demonstratat
  • 14:27Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të
  • 14:24Hoti nga Haga: Historia e Kosovës mund të vihet në bankën e të akuzuarve, por nuk mund të zhbëhet
  • 14:22Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, u shpall i zhdukur nga familja