Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 17:04
Formimi i Qeverisë dhe Kuvendit, ja çka thojnë nga BE

Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve.

“Jemi në dijeni të votimeve të së dielës, si dhe vendimeve për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjithashtu, jemi në dijeni edhe për kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve. I takon Gjykatës Kushtetuese të shprehet për kërkesën e paraqitur”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Zëdhënësi theksoi po ashtu se Kosovës i duhen institucione “plotësisht të konsoliduara për të çuar përpara reformat dhe për të avancuar në rrugën e integrimit në BE, përfshirë edhe në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Në seancën konstituive të mbajtur të dielën, më 13 shtator, u zgjodhën nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga komuniteti serb dhe pakicat joserbe, teksa kryetarja Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar organin ligjvënës pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës – fuqisë së dytë politike në vend.

Pak orë më vonë, u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u votua Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti. Kjo seancë u bojkotua nga PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca, ndërkaq në të morën pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe të komuniteteve joshumicë.

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

PDK-ja, e cila nuk mori pjesë në seancën konstituive, paraprakisht tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit, pasi LVV-ja nuk e kishte votuar në seancën e 11 shtatorit. LVV-ja më pas tha se do ta përkrahte kandidaturën e Çitakut, por PDK-ja nuk mori pjesë në seancë.

Po më 11 shtator ishte zgjedhur nënkryetari nga LVV-ja, ndërkaq Haxhiu ishte zgjedhur në krye të organit ligjvënës në seancën paraprake të mbajtur më 9 shtator.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, PDK-ja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vendosë masë të përkohshme ndaj Kuvendit të ri, derisa të shqyrtojë nëse konstituimi i tij është bërë në përputhje me Kushtetutën.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian gjithashtu konfirmoi se BE-ja është në dijeni edhe sa i përket kërkesës së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e këtyre vendimeve, duke vlerësuar se i takon këtij institucioni të shprehet për kërkesën e paraqitur.

Dy deputetë të kësaj partie, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, së bashku me avokatin Faton Fetahu, e dorëzuan ankesën në emër të partisë të hënën në mëngjes.

Duke folur për mediat pas dorëzimit të ankesës, Tahiri tha se “është e rëndësishme që të vendoset masë e përkohshme fillimisht, në mënyrë që të mos shkaktohen dëme e situata më të rënda në kuptim juridik dhe institucional”.

Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet e shkeli afatin kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, si dhe procedurën për thirrjen e seancës çdo 48 orë deri në konstituimin e tij.

Sipas një aktgjykimi të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve. Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026./Radio Evropa e Lirë/

kuvenditqeverisëkosovës

Të ngjashme

Ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje

Ndryshimet në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje

21:10
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

20:18
Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë

19:34
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

19:08

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
  • 23:36Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
  • 22:59Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët
  • 22:50Ngjarje e rëndë në Athinë: Plagoset 36 vjeçari shqiptar, vrapoi i gjakosur 150 metra për t’i shpëtuar plumbave
  • 22:48Protestë mbarëkombëtare të shtunën për Arlindën, këto janë gjashtë kërkesat e organizatorëve