Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar fermerët se pas kontrolleve të vazhdueshme, është konfirmuar prania e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në fshatin Landovicë të Prizrenit.
“Pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar një rast me PPR në një fermë me dele në këtë fshat”, thuhet në njoftimin e AUVK-ut.
“Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu. Megjithatë, ajo shkakton dëme të mëdha në shëndetin e kafshëve, rrit ngordhshmërinë dhe ka ndikim të rëndë në ekonominë blegtorale”.
AUVK-u ka njoftuarës ka ndërmarrë masa si kontrolli dhe mbikëqyrja e vazhdueshme në zonën e prekur, asgjësimi i kafshëve të prekura, kufizimi i lëvizjes së kafshëve në zonat tjera, si dhe njoftimi dhe bashkëpunimi me fermerët lokalë.
