Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kamberi: Diaspora mund ta forcojë përfaqësimin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 13:33
Kamberi: Diaspora mund ta forcojë përfaqësimin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” thotë se bashkimi i tetë subjekteve synon maksimalizimin e votës shqiptare, ndërsa pjesëmarrja e diasporës mund të jetë vendimtare për rritjen e numrit të mandateve

Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, “Koalicioni Shqiptar” hyn në garë me synimin për të rikthyer një përfaqësim më të fuqishëm të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë. Bartësi i listës, Shaip Kamberi, thotë se bashkimi i tetë subjekteve politike shqiptare erdhi pas përvojës së zgjedhjeve të kaluara, kur ndarja e votës uli ndjeshëm fuqinë përfaqësuese të shqiptarëve.

“Mbizotëroi arsyeja që t’i lëmë anash dallimet që i kemi lokale dhe të fokusohemi tek ajo që na bashkon”, shprehet Kamberi.

Sipas tij, garimi i përbashkët ka një objektiv të qartë: fuqizimin e votës shqiptare dhe rritjen e numrit të deputetëve.

“Kësaj radhe janë bashkë tetë parti politike shqiptare dhe synimi është ta maksimalizojmë votën tonë. Besimi ynë në këto zgjedhje është që të kemi tri mandate”, thotë Kamberi.

Ai vlerëson se potenciali elektoral shqiptar është edhe më i madh dhe mund të arrijë deri në katër mandate, por një pjesë e këtij potenciali lidhet drejtpërdrejt me diasporën.

“Potenciali i shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe përgjithësisht në Serbi është edhe për katër mandate, mirëpo nuk ekziston një procedurë dhe një përvojë e trasuar që diaspora jonë të marrë pjesë”, shprehet ai.

Kamberi nënvizon se koha kur mbahen zgjedhjet përbën një pengesë shtesë, pasi një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë nuk ndodhen në vendlindje.

Pikërisht për këtë arsye, përfshirja e diasporës mbetet një nga çështjet që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar të listës shqiptare.

I pyetur nëse koalicioni ka nisur një organizim më të gjerë me diasporën për zgjedhjet e 25 tetorit, Kamberi thotë se deri tani kontaktet kanë qenë kryesisht individuale.

“Për momentin ende nuk kemi vendosur kontakte më të theksuara. Kemi biseda me individë, por jo me organizata. Do të shohim në ditët në vijim mundësinë që të bisedojmë edhe me ta”, thotë ai.

Për Kamberin, ardhja e shqiptarëve nga diaspora për të votuar nuk duhet parë vetëm si një lëvizje elektorale. Ai e lidh pjesëmarrjen me nevojën që shqiptarët të kenë një prani më të dukshme në institucionet e Serbisë.

“Shqiptarët vijnë për ta forcuar përfaqësimin e vet politik, për të qenë të dukshëm”, shprehet Kamberi për albinfo.ch.

Ai thotë se vota dhe numri i mandateve kanë peshë të drejtpërdrejtë edhe në artikulimin e çështjeve që prekin shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, mes tyre përdorimin e gjuhës shqipe, simbolet kombëtare, përfaqësimin proporcional në institucionet shtetërore, njohjen e diplomave dhe pasivizimin e adresave.

Për bartësin e listës z. Kamberi, zgjedhjet e 25 tetorit janë një provë jo vetëm për unitetin e spektrit politik shqiptar, por edhe për aftësinë që vota shqiptare të përkthehet në përfaqësim konkret parlamentar. Në këtë ekuacion, diaspora mbetet një potencial i rëndësishëm, por ende jo plotësisht i aktivizuar.

Ndërkohë, deri në ditën e zgjedhjeve kanë mbetur vetëm tri ditë. Më 25 tetor, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit, ndërsa “Koalicioni Shqiptar” synon që bashkimin e tetë subjekteve politike dhe mobilizimin e votës, përfshirë atë të diasporës, ta përkthejë në një përfaqësim më të gjerë të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.

kamberishqiptardiaspora

Të ngjashme

Kamberi kërkon angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën

Kamberi kërkon angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën

22:49
Sa shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc u janë pasivizuar adresat? Flet Shaip Kamberi

Sa shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc u janë pasivizuar adresat? Flet Shaip Kamberi

22:20
Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

22:12
Vuçiqi e quajti “i poshtër dhe i ligë”, Kamberi i çon ‘selam’

Vuçiqi e quajti “i poshtër dhe i ligë”, Kamberi i çon ‘selam’

21:40

Më shumë nga Lajme

  • 14:18Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete
  • 14:18Apeli merr vendim për seancën në rastin e Liridona Ademajt
  • 13:49Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën
  • 13:47Arsyetimi i Apelit për konfirmimin e aktakuzës ndaj Damkës e Kamberajt: Ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprat penale
  • 13:46Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale