Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe dhe se e rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete.
Kështu tha ai në një intervistë për KosovaPress.
“Siç e dini, Kosova ka marrë zotime, veçanërisht në Bruksel dhe Ohër, që lidhen me një formë kuptimplotë të vetëqeverisjes për komunat me shumicë serbe. Jam i sigurt se ka shumë mënyra për ta realizuar këtë. E rëndësishme është që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe të dalë me propozime konkrete. Nëse nuk i pëlqejnë propozimet e deritanishme, mund të paraqesë të tjera që përmbushin angazhimet që tashmë ka pranuar. Prandaj mendoj se ekziston mundësia që Kosova të ecë përpara në këtë drejtim. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse pa këtë do të jetë e vështirë që i gjithë procesi të vazhdojë. Kjo është gjithashtu një çështje që mund t’u japë besim miqve të Kosovës, të cilët e mbështesin përparimin e saj. Ne jemi miq të Kosovës dhe duam ta ndihmojmë të ecë përpara në këto procese. Përparimi drejt një forme asociacioni apo vetëqeverisjeje do të na jepte më shumë besim për ta mbështetur fuqishëm këtë proces”, tha Hargreaves për KosovaPress.
