Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Lipjanit: Fillon përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes për familjet e kategorive të dala nga lufta

GD
Gazeta Demos9 tetor 2025 në 12:46
Komuna e Lipjanit: Fillon përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes për familjet e kategorive të dala nga lufta

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka filluar përgatitja e terrenit për ndërtimin e lagjes së re për familjet e kategorive të dala nga lufta.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët dhe përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese, sot ka marrë pjesë në fillimin e përgatitjes së terrenit, ku do të ndërtohet lagjja e re banesore, e cila do t’u dedikohet familjeve të kategorive të dala nga lufta.

Kryetari Ahmeti theksoi se ky projekt i rëndësishëm synon të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, duke u krijuar atyre kushte të përshtatshme për jetesë dhe siguri për të ardhmen.

“Po ndërtojmë një lagje të re, të bukur dhe me kushte moderne, e cila do të ofrojë strehim të denjë dhe mundësi të reja për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së. Kjo lagje do t’i japë qytetit një pamje më të mirë, por mbi të gjitha do të sjellë qetësi dhe siguri për shumë familje. Ky është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë të përkushtimit dhe punës konkrete”, tha Kryetari Imri Ahmeti.

Lagjja e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 45,000 m², me rreth 100 njësi banesore, të cilat do t’u jepen falas për shfrytëzim afatgjatë përfituesve.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përpjekjet e Komunës së Lipjanit për të krijuar kushte më të mira jetese dhe për të përmbushur zotimet ndaj atyre që kanë dhënë shumë për lirinë e vendit.

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Vendimi në Hagë, EULEX-i paralajmëron gatishmëri për 16 shtatorin
  • 19:12Tërheqja e Sejdiut, vjen reagimi i Abdixhikut
  • 19:05"Ne si familje jemi krenar me gjithë të bëmat e tij gjatë luftës" , flet vëllai i '10-shit' të UÇK-së pak para vendimit
  • 18:56Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin e Kosovës dhe reformat
  • 18:56Policia forcon bashkëpunimin me SHBA-në në luftën kundër krimit transnacional