Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të gjendjes emergjente të krijuar pas reshjeve të fundit, ka siguruar sasi të konsiderueshme të ujit të pijshëm për qytetarët në zonat e prekura.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, janë siguruar gjithsej 14 paleta me 728 bidona ujë të pijshëm, të cilat do të shpërndahen sot, më 7 janar 2026, duke filluar nga ora 17:00.
Shpërndarja do të realizohet në këto lokacione:
Rruga Dardania (tek hyrja e lagjes “Britania Homes”)
SHFMU “Mihal Grameno”
Parkingu i Komunës
Lagjet 28 dhe 29 (tek komuniteti ashkali)
