Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës

GD
Gazeta Demos18 gusht 2025 në 11:41
KOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka bërë thirrje që prindërit dhe familjet të luajnë një rol aktiv në edukimin e fëmijëve për të jetuar pa dhunë dhe për të kultivuar respekt, tolerancë dhe mirëkuptim.

Sipas KOMF, dhuna mes bashkëmoshatarëve po bëhet gjithnjë e më e dukshme dhe po normalizohet si sjellje, çka kërkon veprim të menjëhershëm nga familja dhe shoqëria. Familja mbetet mjedisi ku fëmijët formojnë vlerat dhe sjelljet e tyre, ndaj roli i saj është kyç në parandalimin e dhunës.

Në postimin e tyre në Facebook, KOMF u bën thirrje prindërve të flasin hapur me fëmijët për dhunën, të promovojnë sjellje paqësore dhe konstruktive, të ndjekin përmbajtjet që fëmijët konsumojnë dhe të bashkëpunojnë me shkollën për mbështetje. Për çdo shenjë të stresit, ankthit apo agresivitetit, prindërit duhet të kërkojnë mbështetje profesionale.

“KOMF thekson se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis të sigurt dhe mbrojtës. Prindërit apo kujdestarër ligjorë janë linja e parë e mbrojtjes dhe ndikimit pozitiv në jetën e fëmijëve të tyre. Duke folur me fëmijët, duke i dëgjuar ata dhe duke edukuar modele konstruktive e tolerante të sjelljes, ne të gjithë kontribuojmë në parandalimin e dhunës dhe në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për fëmijët tanë”, shkruan në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait