Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Komandanti i FSK-së takon Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, flasin për zhvillimet aktuale të sigurisë

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 11:33
Komandanti i FSK-së takon Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovës, flasin për zhvillimet aktuale të sigurisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Major Stephen E. Osborn, Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, projektet dhe aktivitetet e përbashkëta, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

Gjeneral Jashari e ka falënderuar Gjeneralin Osborn për vizitën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në zhvillimin profesional dhe operacional të FSK-së.

Në takim janë shkëmbyer gjithashtu qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë vizitës, Gjeneral Major Osborn ka vizituar edhe Njësinë e Operacioneve Speciale të FSK-së, ku është njohur nga afër me kapacitetet, zhvillimin dhe aktivitetet e kësaj njësie.

“Në përfundim të takimit, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohjen për Gjeneralin Osborn dhe Gardën Kombëtare të Ajovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke vlerësuar lartë partneritetin e ndërtuar ndër vite dhe angazhimin e përbashkët për avansimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të paqes dhe sigurisë.”, thuhet tutje në njoftim.

sigurisëfsk-sëajovës

Të ngjashme

Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë

09:50
KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

KFOR-i pret në Prishtinë zyrtarin e lartë sllovak, në fokus situata e sigurisë në Kosovë

20:06
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

12:56

Më shumë nga Lajme

  • 17:17Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona
  • 17:06Kombi nderon Flamurin / Festë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Maqedoni
  • 16:51Gazetari Valon Syla propozon që të hetohet AUV-i: Me e pa a është institucion haraçi apo i mbrojtjes
  • 16:41Ministria kundërshtoi, Murali i Nënës Terezë vendoset në murin e një ndërtese në sheshin e Prishtinës
  • 16:13Në ditëlindjen e parë, Altin Krasniqi çon të birin për vizitë në Prekaz