Në anën e magjistrales në drejtim të Ferizajt, automjetet pothuajse nuk lëvizin, sipas pamjeve që janë dërguar.

Sipas pamjeve, kolona e automjeteve shtrihet në disa kilometra.

Nuk ka ndonjë informacion zyrtar për shkakun e bllokadës dhe nuk dihet nëse Policia po intervenon për ta lehtësuar qarkullimin dhe për ta shmangur kaosin në këtë aks të rëndësishëm rrugor.