Avokati Arianit Koci ka theksuar se të gjithë akterët politikë pajtohen se gjendja aktuale në Kuvend nuk mund të vazhdojë më .
Ai kërkoi që të ulen tensionet dhe të lihen anash inatet për të arritur një zgjidhje, duke theksuar se është koha për të përvjelë mëngët dhe për të kontribuar për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Të gjithë e kemi një qëllim: të ndërtojmë shtetin tonë të përbashkët,” tha Koci.