Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Koalicionet e mundshme, Paçarizi: Synimi i VV-së vazhdon të jetë LDK-ja

GD
Gazeta Demos23 qershor 2026 në 22:09
Koalicionet e mundshme, Paçarizi: Synimi i VV-së vazhdon të jetë LDK-ja

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” ka folur për mundësitë për formimin e koalicioneve pas zgjedhjeve, duke vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbetet opsioni i preferuar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, procesi i krijimit të institucioneve po zvarritet për shkak të papërgjegjshmërisë së partive politike ndaj votës së qytetarëve.

“Zgjedhjet janë shndërruar në një farë sporti nacional te ne. Prandaj partitë politike do të vazhdojnë të jenë të papërgjegjshme ndaj votës së qytetarëve të Kosovës, sepse qytetarët e Kosovës, unë nuk besoj që kanë votuar, edhe pse kjo duket kontradiktore që tash po e them, por nuk besoj që qytetarët e Kosovës kanë votuar që udhëheqësit politikë, të cilët i kanë votuar nëpër lista, domethënë secili udhëheqës ka dalë më i votuari, që ata të zhagisin proceset, që ata të bëjnë batuta, që ata të sillen me këtë nivel të papërgjegjshmërisë”, tha ai.

Ai tha se synimi i Vetëvendosjes vazhdon të jetë arritja e një marrëveshjeje me LDK-në, megjithëse ekziston edhe një alternativë tjetër për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Unë mendoj që synimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës. Mirëpo, në anën tjetër e kemi një aktor i cili do të mund ta zgjidhte problemin, që është Partia Demokratike e Kosovës. Ka katër deputetë më shumë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje bashkë me PDK-në dhe pakicat joserbe, bashkë me një serb aty, natyrisht me Nenad Rashiqin, i cili nuk e di pse është serb më i mirë se ata të tjerët, janë të njëjtë. PDK-ja do të mund ta bënte zgjidhjen, por PDK-ja nuk është e preferuara e Vetëvendosjes”, deklaroi ai

Më shumë nga Lajme

  • 15:05Plagoset një shqiptar i Kosovës në Tiranë
  • 15:00Gërvalla: Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit
  • 14:57Mbërrin në Shqipëri Eric Wendt, ambasadori i ri i SHBA-së
  • 14:56Nga 1000 euro borxh në 8000 euro kthim: Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Rahovec
  • 14:55Çlirim Haziri nis iniciativën: Ta veshim Kosovën me flamujt e UÇK-së, vendose edhe ti në shtëpinë tënde