Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, sonte në kinemanë Armata në Prishtinë do të shfaqet filmi artistik “Klithma”, me regji të Korab Lecajt.
Filmi trajton traumën psikologjike të burrave shqiptarë që gjatë luftës në Kosovë ishin viktima të dhunës seksuale, një temë e ndjeshme dhe pak e trajtuar në kinematografinë vendore. Përmes një narrative të fuqishme dhe qasjeje intime, vepra synon të hapë debat publik mbi plagët e heshtura të luftës dhe sfidat e mbijetesës pas traumës.
