Policia ka ndëshkuar dy shoferë në Shtime për kundërvajtje të rënda në trafik, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas Policisë, kontrollet janë zhvilluar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste të tejkalimit në vijë të plotë.
Shoferi F.O., 33-vjeçar, i cili drejtonte një automjet “VW Caddy”, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri.
Për këtë kundërvajtje, atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Ndërkohë, edhe shoferi M.B., 37-vjeçar, i cili drejtonte një “VW Passat”, është ndëshkuar për tejkalim në vijë të plotë.
Gjatë kontrollit, Policia ka konstatuar se automjeti që ai drejtonte kishte edhe regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025.
Për këto dy kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar gjithsej 400 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për tre muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe zbatimin e ligjit