Katër orë kanë kaluar që një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Nga mediat u bë e ditur se ai ka rënë në një bunar 18 metra të thellë, dhe se policia dhe FSK-ja ende po vazhdojnë kërkimin e trupit të 40-vjeçarit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe.
