Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka paraqitur të dhënat mbi asetet, të ardhurat dhe detyrimet e tij financiare.
Sipas formularit për vitin 2026, ai ka në pronësi një banesë prej 99 metra katrorë me vlerë 84,150 euro, një parcelë toke prej 53.90 m² me vlerë 10,781 euro, si dhe një vendparkim prej 12 m² në vlerë 2,160 euro.
Në llogaritë bankare, Konjufca ka deklaruar gjithsej 8,470 euro kursime, të depozituara në Bankën Kombëtare Tregtare.
Sa i përket detyrimeve financiare, ai ka një kredi për blerjen e banesës, me vlerë fillestare 55 mijë euro, ndërsa aktualisht i mbeten për t’i shlyer rreth 27,651 euro. Kostoja totale e kësaj kredie tejkalon 61 mijë euro.
