Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është oferta e Aleancës për Kurtin, si kusht për t’i ofruar ndihmë për presidentin

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 17:43
Kjo është oferta e Aleancës për Kurtin, si kusht për t’i ofruar ndihmë për presidentin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot ftoi tri partitë politike për takim lidhur me krijimin e institucioneve të reja.

Gjini, përmes një letre të publikuar në Facebook, ka thënë se një takim i tillë nuk është i nevojshëm, duke rikujtuar ofertën e Aleancës për mbështetjen e themelimit të institucioneve.

Ai ka theksuar se Aleanca është e gatshme, pa kushte apo kërkesa vetjake, të ndihmojë në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre

“Më datën 26 qershor 2026, kam prezantuar publikisht ofertën tonë për mbështetjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës. Aleanca është e gatshme, pa kushte ose kërkesa vetjake, të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë”, ka shkruar mes tjerash Gjini.

Por, cilat janë gjashtë kërkesat e Aleancës që Gjini ia rikujtoi Kurtit?

Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale. Lidhur me postin e Presidentit, Gjini potencoi se ndonëse Aleanca konsideron se Kosova nuk do të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj, ky fakt nuk përbën kusht për procesin. Ai shprehu shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje mes partive të tjera rrezikon ta çojë vendin në krizë permanente. “Ne e mbështesim cilëndo marrëveshje mes partive. Në një vend normal, me politikanë të përgjegjshëm, nuk do të ishte fare e rëndësishme se a zgjidhet së pari presidenti apo qeveria. Kur kjo bëhet temë bllokade, është shkelje e kushtetutës. Ne nuk mund të pajtohemi që Kosova të mbetet në krizë”, tha Gjini, duke shtuar se këto pika mbeten të panegociueshme për mbarëvajtjen e procesit

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 21:45Lushaku: VV-ja duhet të piqet si parti dhe t’i mësojë rregullat e demokracisë
  • 21:31Hoxhaj: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim
  • 21:31Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve
  • 21:27Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?
  • 21:24Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në