AAK në Junik ka publikuar listën fituese për këtë komunë, me kryetarin Agron Kuçi.

Përmes një postimi në Facebook, AAK ka thënë se të gjithë kandidatët janë profesionistë të përgatitur dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit.

“JUNIK kjo është lista fituese dhe më e përgatitura për Junikun tonë unik me Kryetarin z.Agron Kuçi174! Të gjithë kandidatët janë profesionistë të përgatitur dhe me vizion të qartë për të ardhmen e qytetit tonë. Kryetari Kuçi ka qenë gjithmonë përkrahës i rinisë, si gjatë qeverisjes së tij 12-vjeçare, ashtu edhe në përzgjedhjen e listës për Asamble. Për këtë e dimë të gjithë. Ju ftojmë të përkrahni secilin kandidat të kësaj liste sepse ata janë përfaqësuesit tuaj më të denjë, zëri juaj dhe forca e Junikut. Me Agron Kuçin 174,për Junikun e bashkuar si dikur!”, thuhet në njoftim.