Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kjo është kërkesa e Prokurorisë ndaj 42 vjeçarit që dyshohet për kultivim të narkotikëve

GD
Gazeta Demos20 prill 2026 në 19:04
Kjo është kërkesa e Prokurorisë ndaj 42 vjeçarit që dyshohet për kultivim të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 42-vjeçarit H.R, nga fshati Jabllanicë e Vogël në Pejë.

Ai dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, pas zbulimit të një sasie të madhe kanabisi dhe një laboratori të avancuar për prodhimin e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Seanca është mbajtur, ndërsa deri në orën 16:00 kemi qenë në pritje të vendimit të gjyqtarit lidhur me kërkesën e prokurorisë”, ka deklaruar Nikçi.

Kujtojmë se gjatë aksionit janë sekuestruar 91 bimë narkotike të llojit Kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për prodhimin e narkotikëve, si dhe një armë zjarri. Po ashtu, është konstatuar edhe kyçje ilegale në rrjetin elektrik për funksionimin e pajisjeve brenda laboratorit.

prokuroria

Më shumë nga Lajme

  • 21:47Gashi rikujton vendimin e Supremes të vitin 2003 për Grupin e Llapit: Kemi arrit me i bindë se lufta është bërë ndaj forcave serbe e jugosllave
  • 21:47Kurti takohet me Mickoskin në New York, diskutojnë tunelin Prizren-Tetovë dhe projektet energjetike
  • 21:38Rrëfim emocionues i një ish-ushtari të UÇK-së shfaqet në protestën “Jo në emrin tim”
  • 21:36Latif Gashi për Specialen: Trup për drejtësinë ndërkombëtare – mendoja se nuk ka gjykata më të padrejta sesa të UNMIK-ut dhe EULEX-it
  • 21:30“Kërkesat tona ende nuk kanë marrë përgjigje”, nata e tetë e protestës në sheshin e Prishtinës