Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 18:27
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ushtrimet në afërsi të brezit kufitar të Kosovës të bëra nga parashutistët e ushtrisë së Serbisë i ka cilësuar si provokim dhe shfaqjeje e rrezikshme të agresionit.

Lidhur me këto deklarime të kryeministrit Kurti kanë folur nga KFOR, duke treguar se Serbia e kishte informuar KFOR-in për mbajtjen e një trajnimi të tillë në fshatin Muhovc.

KFOR ka thënë se një aktivitet i tillë është kryer në territorin e Serbisë dhe s’e rrezikon sigurinë apo stabilitetin rajonal.

“Mund të konfirmojmë se KFOR-i u informua se Forcat e Armatosura Serbe (FAS) do të kryenin një aktivitet të planifikuar trajnimi që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc, Serbi. Ky është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon”, ka thënë për Express një zëdhënës i KFOR.

Ky zëdhënës ka thënë se “Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe. KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar për zbatimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt (SASE) dhe liri lëvizjeje për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, pjesërisht dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

Kryeministri Albin Kurti ushtrimet në afërsi të vijës kufitare me Kosovën i ka cilësuar si të rrezikshme dhe shfaqje agresioni.

“Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaçevë nga njësia e brigadës 63 të parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopterë H145M dhe kërcënimeve me parashutë disa metra larg kufirit me Kosovën, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit”, ka deklaruar Kurti.

KFOR

Më shumë nga Lajme

  • 21:39“Egoja dhe hakmarrja mbi jetën e njerëzve”, Stojkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 21:27Deputeti i Ukrainës i reagon Zelenskyt: Gabim diplomatik, do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës
  • 21:27Haxhiu pret ambasadorët dhe konsujt e Kosovës: Diplomacia kërkon kohë, besim dhe këmbëngulj
  • 21:08Analisti i njohur nga Tirana: Haradinajn e sulmojnë për Radojçiçin ata që luftën e shihnin në televizor
  • 20:52Reagon Qeveria Kurti pas deklarates së Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit