Komandanti i KFOR’it, Enrico Barduani dhe Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast të zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.
Në njoftimin e KFOR thuhet se përmes këtij memorandumi synohet formalizimi i procedurave që forcojnë besimin e ndërsjellë, qartësojnë rolet dhe përmirësojnë koordinimin, duke mundësuar që të dy misionet të përgjigjen në mënyrë efikase dhe të bashkërenduar brenda mandateve të tyre përkatëse.
“Ky memorandum dëshmon përkushtimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të bashkëpunuar në mënyrë proaktive, duke forcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren”, thuhet në njoftim.
