Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këto raportohet të jenë drejtorit e PDK-së në Prishtinë që pritet t’i emërojë Përparim Rama

GD
Gazeta Demos5 maj 2026 në 13:18
Këto raportohet të jenë drejtorit e PDK-së në Prishtinë që pritet t’i emërojë Përparim Rama

Gjashtë drejtori në Prishtinë, do t’i ketë në udhëheqje Partia Demokratike e Kosovës.

Koalicioni PDK-LDK në Prishtinë, ka shkaktuar shumë reagime.

Megjithatë, as reagimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka ndaluar Përparim Ramën.

Ky i fundit sot e ka emëruar Besianë Musmuratin nënkryetare të parë në komunën e Prishtinës.

Pra, Besianë Musmurati do të jetë nënkryetare e komunës së Prishtinës.

Nacionale ka mësuar se Leutrim Retkoceri do ta udhëheqë Drejtorinë për Shërbime Publike.

Arianit Elshani do të jetë drejtor i Drejtorisë për Arsim.

Nora Gagica, drejtoreshë në Drejtorinë për Transformim, kurse Granit Geci drejtor për Sport.

Isah Mustafa do ta udhëheqë drejtorinë për Kulturë, kurse Albana Gjonbalaj, drejtorinë për Parqe.

Nacionale ka mësuar gjithashtu se janë ndarë edhe ndërmarrjet.

Ndërmarrjen KRU Pastrimi, NDërmarrjen Publike Banesore dhe Trafikun Urban do t’i udhëheqë Partia Demokratike e Kosovës.

Kurse, ndërmarrja e katërt do të përcaktohet ndërmjet Prishtina Parking ose Pallatin e Rinisë.

Koalicioni PDK-LDK në Prishtinë, ka përçarë edhe raportet e Përparim Ramës me Lumir Abdixhikun.

Uran Ismajl i Partisë Demokratike të Kosovës mbrëmë kumtoi atë që veçse dihej, por s’i ishte dhënë njoftesë zyrtare: se ka koalicion bashkëqeverisjeje në Prishtinë mes PDK-së dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dhe ky njoftim erdhi në dritën e disa ndërrimeve sporadike që Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës i bënte nëpër drejtori, duke i hequr njerëz “të afërt” me kryetarin qendror të kësaj partie, Lumir Abdixhikun; me të cilin, po ashtu, raportohet për plasaritje në raporte.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Përparim Rama si kandidat i tyre për kryetar kishte arritur të fitonte zgjedhjet falë një “koalicioni të heshtur” në raundin e dytë me PDK-në, e cila ishte etabluar fort duke solid-e-treta në garën për kryetar dhe e dyta për kuvende komunale.

“Nuk kam qenë shumë entuziast, por po na përcjellin krizat në nivel nacional e po na përcjellin në Prishtinë”, tha Ismajli mbrëmë, ndërsa njoftoi se të nesërmen “do të zyrtarizohet” koalicioni dhe se PDK-ja “do ta ketë Nënkryetaren e parë, një grua” dhe se për drejtori “do të ketë risi.”

“Ekipi jonë do fillojë të marrë detyra dhe përgjegjësi.”

Lidhja Demokratike e Kosovës, e nivelit qendror, u distancua dhe mohua të ketë koalicion në rend të parë duke goditur brendarreshtash edhe Përparim Ramën me fjalët “çdo marrëveshje tjetër nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.”

“LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani,” thanë nga LDK-ja.

“Si e tillë, nuk krijon obligime politike për LDK-në dhe nuk mund të konsiderohet si vullnet i organizuar i saj. Palët dhe subjektet e tjera politike e dinë shumë mirë se si ndërtohen marrëveshjet ndërpartiake me LDK-në; përmes strukturave zyrtare, transparencës dhe vendimmarrjes institucionale. Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë rrugë nuk përbën marrëveshje me LDK-në,” shkruhet më tej në komunikatë.

Përparim Rama dje “hoqi” nga pozita e Drejtorit për Investme Kapitale, Sokol Havollin, të njohur për afërsinë me Lumir Abdixhikut, si dhe të cilin e emëroi së fundi anëtar të Kryesisë së LDK-së.

Rama nuk specifikoi arsyr të largimit të tij dhe zëvendësimit të tij, por veçse e falënderoi “për kontributin e tij” në Komunë të Prishtinës.

Ky i fundit dje u lajmërua për media, dhe e quajti “shkarkim.”

“Është shkarkim. Të enjten kam pasur një takim me kryetarin. Më njoftoi se dëshiron të bëjë disa ndryshime,” ka thënë Havolli për Kohën Ditore.

Havolli madje tha se “ka rënë në ndikim të PDK-së, Përparim Rama.”

“Unë e përfaqësoj LDK-në dhe normal që ato skena për mua janë të pakëndshme për t’i parë e sidomos për kryetarin e kryeqytetit, për të cilin LDK-ja ka dhënë shumë dhe ka punuar shumë.

Kështu që në këtë drejtim për mua nuk ka fare rëndësi veprimi i tij, por fatkeqësisht kryetari nuk e di për çfarë arsye ka rënë nën ndikim të PDK-së ”, ka thënë ai.

përparim rama

Më shumë nga Lajme

  • 16:54Rrezarta Krasniqi për vezët në Kuvend: VV-ja hidhte vezë për pushtet, sot hidhen për ta ruajtur shtetin
  • 16:40“Vonesa” në aksidentin fatal në Prishtinë e revolton futbollistin: Ambulanca erdhi pas 15-20 minutash
  • 16:38Pacolli i reagon Zelenskyt: Kosova u tregua solidare, për keqardhje qëndrimi juaj
  • 16:35Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin
  • 16:33‘Pamje të tij si ushtar më 1999″, Nol Nushi ironizon me foton e Kurtit ku shihet duke u mbrojtur nga vezët