Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 17:51
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria e Kosovës

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë marrë disa vendime.

Këto janë vendimet e marra:

– Miratuar rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

– Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për “Programin IPA 2021″.

– Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për “Programin IPA 2022”.

– Miratimi Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

– Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/ LFT). Përmes këtij projektligji synohet parandalimi dhe luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Kosovë. Në thelb, ai vendos rregulla dhe masa që institucionet financiare dhe subjektet e tjera duhet t’i ndjekin për të identifikuar dhe parandaluar përdorimin e sistemit financiar për aktivitetet të paligjshme. Kjo përfshin monitorimin e transaksioneve, verifikimin e klientëve dhe raportimin e aktiviteteve të dyshimta tek autoritetet përkatëse.

– Miratuar Projektligjit për Menaxhimin e resurseve Ujore. Projektligji vendos rregulla për përdorimin dhe shpërndarjen e ujërave, mbrojtjen e tyre nga dëmtimi dhe ndotja, si dhe mbrojtjen nga përmbytjet dhe veprimet e tjera të dëmshme të ujit. Ai rregullon statusin e ujërave, tokës dhe objekteve ujore, përcakton përgjegjësitë institucionale dhe themelon Agjencinë për Menaxhimin e Resurseve Ujore në kuadër të ministrisë.

– Miratuar Rregulloren për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Me këtë Rregullore përcaktohen masat, kriteret, procedurat dhe mekanizmat institucionalë për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Republikën e Kosovës.

– Miratuar Udhëzimin Administrativ për Përcaktimin e Procedurës së Themelimit të Parkut Industrial dhe Teknologjik. Udhëzimi administrativ sqaron hapat për themelimin e parqeve industriale dhe teknologjike, nga nisja e procedurës deri te përfundimi i saj, si dhe afatin e mënyrën e shfrytëzimit të parkut. Përmes tyre synojmë të nxisim investime të reja, prodhim për eksport dhe vende pune, duke e bërë më të lehtë bashkimin e infrastrukturës, kapitalit dhe teknologjisë në funksion të biznesit.

– Miratuar vendimin për themelimin e Grupeve Tematike për rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030.

– Miratuar vendimin për Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Ekonomisë, për pozitat Inspektor në kuadër të Njësisë së Inspektimit të Energjisë.

– Miratuar Kërkesën për rialokimin e mjeteve buxhetore në shumë prej, 200,000.00€, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, për ndërtimin e urës në rrugën “Agron Mehmeti”, në Shtrubullovë të Komunës së Drenasit, nga kategoria e shpenzimeve kapitale, konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga Ministri i MIT-it dhe Kryetari i Komunës së Drenasit.

– Miratuar Kërkesën për rialokimin e mjeteve në shumë prej, 1,080,787.51€në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nga kategoria e shpenzimeve “Investime kapitale”, konkretisht nga projekti kapital “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale”, në 2 (dy) projekte kapitale të reja në përputhje me memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale, të nënshkruara nga Ministri i MIT-it dhe kryetarët e komunave të Podujevës dhe të Shtimes. Ndërtimi i rrugëve Lluga-Bellopojë dhe Siboc-Dumosh, Komuna e Podujevës dhe asfaltimi i rrugës së Topillës, Carralevë-Zborc dhe Rancë-Greiçevc, Komuna e Shtimes.

– Miratuar Planin e Veprimit 2026-2028 të Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030.

– Miratuar Raportin Vjetor 2024-2025 Implementimi i Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti, sipas neneve 34 – 36 TFBE (2021 — 2025).

– Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme, zona kadastrale Ferizaj, si dhe zona kadastrale Talinoc i Jerlive, në pronësi të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2 – Segmenti ‘Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.

– Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25, Prishtinë – Podujevë. Zonat Kadastrale: Bërnicë e Epërme, Bardhosh, Trudë, Lebanë, Prugoc, Besi, Vranidoll dhe Tenshdoll, Komuna e Prishtinës, Zonat Kadastrale: Lupç i Poshtëm, Shakovicë, Lluzhan dhe Llugë, të Komunës së Podujevës.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112, segmenti: Gjonaj – Bishtazhin, Zona Kadastrale: Gjinaj, Komuna e Prizrenit.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Sanimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën: Hani i Elezit — Gorancë, Zona Kadastrale: Rezhancë, Komuna Hani i Elezit.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Virgjinia” dhe “Metaliku”, që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe atyre private, të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Parkut Industrial në Gjakovë, Komuna e Gjakovës.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve në Komunën e Podujevës.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Podujevës, si: Ndërtimi i Tregut të Kafshëve dhe Ndërtimi i Tregut të Gjelbërt.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Podujevës, si: Ndërtimi i banesave me kosto të përballueshme dhe Objektet Edukativo-Arsimore-Çerdhe për fëmijë”.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i Autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresalc, Zona Kadastrale: Banullë, Komuna e Lipjanit.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të objektit i evidentuar si “Shtëpi banimi 1935”, i cili është nën menaxhim dhe administrim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në pronësi të Komunës së Podujevës, shpronësimi i të cilit është i nevojshëm për realizimin e projektit: Ndërtimi i Muzeut të Qytetit të Podujevës, Zona Kadastrale, Komuna e Podujevës.

– Miratuar vendimin për shqyrtim e mëtejmë të Kërkesës për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Fushë Kosovës.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit sendor për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit “Solar4Kosovo II – Gypi B”, në Zonën Kadastrale Obiliq, Komuna e Obiliqit.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës, për Projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 138,250.00€ (njëqind e tridhjetë e tetë mijë e dyqind e pesëdhjetë euro), për zbatimin e Marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

– Emëruar Komisionin e Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në këtë përbërje:

1. Venera Çerkini, kryesuese;

2. Shemsi Duriqi, anëtar;

3. Jetmir Haziri, anëtar;

4. Ahmet Gashi, anëtar;

5. Valon Lepaja, ekspert i jashtëm, anëtar.

– Emëruar Komisionin e Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë për Regjistrim Civil, në këtë përbërje:

1. Jeton Qela, kryesues;

2. Anita Kalanderi, anëtare;

3. Shemsi Duriqi, anëtar;

4. Ahmet Gashi, anëtar;

5. Valon Lepaja, ekspert i jashtëm, anëtar.

– Emëruar Komisionin e Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, në këtë përbërje:

1. Genc Metaj, kryesues;

2. Naim Gashi, anëtar;

3. Anita Kalanderi, anëtare;

4. Ahmet Gashi, anëtar;

5. Valon Lepaja, ekspert i jashtëm, anëtar.

– Miratuar në parim Nismën për aderimin në Konventën Ndër-Amerikane për Vuajtjen Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

– Ndarë mjete financiare në shumën prej 350,00.00 euro, për mbështetjen e promovimit ndërkombëtar të filmave kosovarë “Dua” dhe “Shame and Money”, në kuadër të rrugëtimit të tyre drejt Oscar Academy Aëards, me qëllim të fuqizimit të pranisë së kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare dhe promovimit të Republikës së Kosovës, kulturës, historisë dhe industrisë së saj kreative.

– Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2026. Projektligji parasheh 102 milionë euro shtesë të cilat synojnë të sigurojnë përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe mbulimin e nevojave prioritare të buxhetit për vitin 2026.

– Miratuar Kërkesën për dhënie në shfrytëzim të parcelës kadastrale Prizren, Komuna e Prizrenit për ndërtimin e projektit të rezervuarit të ujësjellësit, për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit të kalasë së Prizrenit”.

– Miratuar Kërkesën për aprovimin e rialokimit të mjeteve në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit me kod 207, për zbatimin e programit Masat preventive, intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme. Ky projekt është pjesë e objektivave të Planit Zhvillimor Kombëtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të masës strategjike për ruajtjen dhe menaxhimin efektiv të aseteve të trashëgimisë kulturore.

– Miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane të Investimeve për Projektin për Pajisje Mjekësore dhe Përmirësim të Infrastrukturës. Qëllimi i Projektit është të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në përmirësimin e cilësisë së tyre në sistemin publik të kujdesit shëndetësor të Kosovës, përmes furnizimit me pajisje të reja mjekësore për institucionet shëndetësore të kujdesit sekondar dhe terciar.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për transferimin e mjeteve në shumë prej katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë euro (14,767,000 €), përkatësisht transferimi deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për rialokimin e mjeteve buxhetore brenda nënprogramit buxhetor, në shumën prej dy milionë e pesëqind mijë euro (2,500,000 €), që përbën deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht.

– Miratuar Vendimin për miratimin e Statutit të Ndërmarrjes Publike Qendrore ”Korporata e Ruajtjes së Energjisë (KRE)/Energy Storage Coporation” Sh.A, në pronësi të Republikës së Kosovës.

kosovësmiratuarvendimet

Të ngjashme

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

17:48
Gazmend Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

Gazmend Hoxha në Hagë, Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë

16:17
LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën

LDK në Ferizaj nuk e voton deklaratën kundër vendimit të Hagës, e lëshon sallën

12:10
Debat në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Debat në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

11:43

Më shumë nga Lajme

  • 19:45Zemaj: Në QKUK mungojnë edhe gjërat më elementare, ndërsa milionat shpërndahen pa hesap
  • 19:38Në Serbi arrestohen dy gra nën dyshimin për spiunazh
  • 19:19Nëna la katër fëmijët vetëm në shtëpi dhe shkoi në pushime, dalin pamjet nga kamerat
  • 19:19Marshi i 1 tetorit, Tasholli: I kemi ftuar të gjithë liderët dhe kemi qef me qenë të gjithë aty
  • 19:18Bugaqku: Procedura e Projektligjit për Specialen vështirë të përfundojë para 6 tetorit