Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30.
Por sa ulëse siguruan partitë politike pas përfundimit të procesit.
Ndarja e ulëseve në Kuvendin e Kosovës (120 ulëse)
Lëvizja VETËVENDOSJE! – 53 ulëse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 22 ulëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 18 ulëse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7 ulëse Srpska Lista – 9 ulëse Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 2 ulëse Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 1 ulëse Koalicija Vakat – 1 ulëse Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 1 ulëse Nova Demokratska Stranka – 1 ulëse Socijaldemokratska Unija (SDU) – 1 ulëse PSA – 1 ulëse Partia Liberale Egjiptiane – 1 ulëse Jedinstvena Goranska Partija – 1 ulëse Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) – 1 ulëse Partitë që nuk siguruan ulëse:
PSD Ashkalitë e Bashkuar Fjala Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës KNRP Esmir Kasi