Derisa procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon, rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po nxjerrin në pah emrat që kanë marrë mbështetjen më të madhe të votuesve brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Në krye të listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së renditet Vjosa Osmani me 26 mijë e 906 vota. Pas saj vjen kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili deri më tani ka siguruar 24 mijë e 390 vota.
E treta në renditje është Doarsa Kica-Xhelili me mbi 19 mijë vota, ndërsa Hykmete Bajrami mban vendin e katërt me 15 mijë e 173 vota.
Në pozitën e pestë renditet ish-kryeministri Avdullah Hoti me 13.839 vota.
