Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 11:50
Këta janë emrat më të popullarizuar për foshnjat në Zvicër – mes tyre edhe dy emra shqiptarë

Enti Federal i Statistikave në Zvicër ka publikuar klasifikimin zyrtar të emrave më të përhapur për foshnjat e lindura gjatë vitit 2025.

Në kategorinë e djemve, emri Noah vazhdon të ruajë kryesimin e listës, i ndjekur nga Liam dhe Gabriel.

Ndërkaq, te vajzat vendin e parë e zë emri Sofia, ndërsa pozicionet vijuese i mbajnë emrat Emma dhe Mia.

Emri Noah konfirmon edhe një herë dominimin e tij afatgjatë në vend.

Ai ka qenë më i preferuari për prindërit zviceranë në vitet 2010 e 2011, përgjatë periudhës nga viti 2013 deri më 2017, si dhe pa ndërprerje nga viti 2021 deri më 2024, duke e ruajtur sërish pozitën e parë gjatë vitit 2025.

Në anën tjetër, Sofia ngjitet në majë të klasifikimit për vajzat, pasi ka qenë vazhdimisht mes tre emrave më të pëlqyer gjatë periudhave 2017-2019 dhe 2022-2024.

Përtej kryesuesve, të dhënat e reja statistikore shfaqin edhe lëvizje të dukshme në preferenca.

Ngritjen më të madhe në ranglistë e shënuan emrat Liyana te vajzat dhe Arno te djemtë, të cilët mes viteve 2024 dhe 2025 u ngjitën përkatësisht me 279 dhe 199 pozicione.

Në krahun tjetër, rënien më të madhe e pësuan emri Linda, i cili humbi 69 vende te vajzat, si dhe emri Milan, i cili ra me 76 pozicione te djemtë.

Ndërkaq, pjesë e listës së 100 emrave më të përhapur për të porsalindurit u bënë për herë të parë edhe emrat Mina dhe Maleo. Në vendin e 23-të është emri Luan. Te vajzat emri Dua është në vendin e 65-të. /Telegrafi

emriemratvajzat

Më shumë nga Lajme

  • 15:02Mihali: Ndryshimi i Ligjit për Specialen nuk mjafton, të kërkojnë falje ata që e votuan
  • 14:43186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim
  • 14:35Gërvalla pas miratimit të ligji për Byronë: Qytetarët po e presin me padurim
  • 14:34Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
  • 14:04Tahiri: Projektligji për Specialen të votohet edhe në lexim të dytë - UÇK është e të gjithëve