Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këshilltarja e Osmanit: Mbrëmë vonë iu ofrua që të garojë për presidente, VV na e kumtoi se e sheh si instrument

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 23:44
Këshilltarja e Osmanit: Mbrëmë vonë iu ofrua që të garojë për presidente, VV na e kumtoi se e sheh si instrument

Meliza Haradinaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje të reja rreth prapaskenave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ajo ka thënë se mbrëmë për herë të parë Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar Osmanit që të hyjë në garë për presidente. Kjo, sipas saj, që ajo të jetë kundërkandidate e Glauk Konjufcës.

“Mbrëmë vonë për herë të parë i është ofruar Presidentes që të jetë kundërkandidate e Glaukut, jo përkrahje për rizgjedhje. Pra, për motive të përmbushjes së kriterit, e asnjëherë nuk i është ofruar përkrahje për rizgjedhje. Përkundër faktit që Presidentja iu ka thënë se nuk ka kuptim të dalë kundër Glaukut, sepse ne kemi qenë aleatë e bashkëpunëtorë, dhe po ashtu Presidentja ka një respekt të veçantë për ministrin tash të Jashtëm, Glauk Konjufca, dhe pavarësisht kësaj, asaj nuk i është ofruar mbështetja me votë, dhe ne nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje për mbështetje në votë, as nga kryeministri Kurti e as nga bashkëpunëtorët e tij. Kjo është e vërteta”, deklaroi Haradinaj.

Ajo ka theksuar se VV sonte tregoi se nuk e shohin presidenten si bashkëpunëtore, por si instrument për plotësuar kriter të kuorumit.

“Lajmi i keq që na e kumtoi sonte LVV-ja, është se ata nuk e shohin presidenten Osmani si bashkëpunëtore të tyre, si aleate e si kandidate për presidente, për t’u rizgjedhur, por e shohin vetëm si një instrument për të plotësuar një kriter të kuorumit. Por, kjo nuk do t’iu ofrohet”, ka thënë ajo.

Meliza haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 09:08Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës
  • 09:06Arrestohet një person në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, tentoi të transportonte AK-47 me 68 fishekë
  • 08:31Raportohet një rast dhunimi në Prizren, arrestohet i dyshuari
  • 08:29Ish-kryeministri shqiptar i rënduar nga dënimi i Thaçit: Hashimi ishte luftëtar, krenar që e kam mik!
  • 08:28Familja njofton për detajet e ceremonisë së varrimit të Flora Brovinës