Deputetja e LVV-së, Arbërie Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se nëse Osmani beson se gëzon më shumë mbështetje parlamentare sesa Konjufca, atëherë mazhoranca është e gatshme t’ia sigurojë nënshkrimet për kandidim.

Kësaj deklarate i reaguan nga stafi i Osmanit.

“Me këtë ju po e pranoni që s’keni pasur asnjë votë për Presidenten Osmani, dhe se presidenten e keni konsideruar kundërshtare.”, shkroi Egnesa Vitia ëshilltarja e Osmanit në “Facebook”.