Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK) iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kontrollojnë cilësinë e arit para blerjes.
Përmes një postimi në Facebook, kjo agjenci, që funksionon në kuadër të MINTI-t, ka thënë se gjithmonë blerësit duhet të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin.
“AMK u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi. Verifikimi dhe vulosja e produkteve, së bashku me informimin e konsumatorëve, janë të rëndësishme për rritjen e besimit në treg dhe për mbrojtjen nga deklarimet e pasakta për pastërtinë e metaleve të çmuara”.
