Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë” – Lladrovci falënderon donatorët dhe qytetarët gjatë vërshimeve

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 21:30
“Kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë” – Lladrovci falënderon donatorët dhe qytetarët gjatë vërshimeve

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar të gjithë donatorët dhe kontribuesit që vullnetarisht u përfshinë për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet.

Ai theksoi se ndihma përfshinte “pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve.”.

Lladrovci njoftoi qytetarët se “kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera.”

Ai falënderoi gjithashtu zyrtarët, qytetarët dhe kompanitë që ofruan solidaritet dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes.

Sipas kryetarit, nga niveli qendror gjatë vërshimeve nuk është kërkuar ndihmë, pasi situata mund të përballohej nga niveli lokal.

Ai shtoi se ndihma nga niveli qendror do të kërkohet për “kompensimin e dëmeve ndaj pronave private dhe kompanive të dëmtuara,” ndërsa Komisioni për vlerësimin e dëmit do ta kryejë detyrën me përgjegjësi dhe sipas procedurave ligjore.

Postimi i plotë:

Falënderim për donatorët dhe kontribuesit për lehtësimin e gjendjes gjatë vërshimeve Falënderoj të gjithë donatorët të cilët vullnetarisht u paraqitën për të ofruar ndihmë me pako ushqimore, strehim dhe transport për të dëmtuarit dhe hapje të kanaleve e rrugëve për qarkullim gjatë vërshimeve. Nga pyetjet e qytetarëve, ju njoftoj se kërkesa për kompensim të dëmit bëhet në Komunë te Komisioni për vlerësimin e dëmit nga zjarri dhe fatkeqësitë tjera. Falënderojmë zyrtarët, qytetarët dhe të gjitha kompanitë që ofruan dhe po ofrojnë solidaritet me qytetarët e prekur nga vërshimet si dhe shprehën gatishmëri të përkrahjes deri në normalizimin e plotë të gjendjes. Nga niveli qendror, gjatë vërshimeve nuk kemi kërkuar ndihmë, sepse, mund ta përballonim vetë situatën, ndërsa kemi kërkuar dhe kërkojmë përkrahje për kompensimin e dëmeve ndaj pronave private dhe kompanive të dëmtuara. Komisioni për vlerësimin e dëmit në komunën e Drenasit do ta kryej detyrën me përgjegjësi dhe mbetet obligim i nivelit qendror, në pajtim me procedurat ta kryej kompensimin

Ramiz Lladrovci

Më shumë nga Lajme

  • 21:14Lushaku-Sadriu: E thërrasim LVV-në ta konstituojmë sonte Kuvendin
  • 21:00​Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?
  • 20:50Sadiku: Qumështi Vita qenka pa vaj palme dhe pa pluhur, turp, askush s’guxoi ta mbrojë kompaninë!
  • 20:47Andin Hoti në stilin e VV-së e shkruan një postim plot akuza për partitë e tjera, Blerta Deliu i komenton: A je ti?
  • 20:43Si erdhi deri te aksidenti tragjik në Gjermani, ku vdiqën baba, djali dhe nipi