Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e konsideron të papranueshme

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 17:22
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e konsideron të papranueshme

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur që kërkesa e paraqitur nga Presidentja e vendit për konflikt kompetencash lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shpallet e papranueshme.

Në aktvendimin e 30 marsit 2026, Gjykata gjithashtu ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme dhe ka urdhëruar publikimin e vendimit në Gazetën Zyrtare. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për publikimin e aktvendimit KO81/26 Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars 2026, ka vendosur për kërkesën me numër të rastit KO81/26, të parashtruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, për vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjykata, njëzëri, vendosi: I. TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme; II. TË REFUZOJË kërkesën për vendosjen e masës së përkohshme; III. T’UA KUMTOJË këtë Aktvendim palëve; IV. TË PUBLIKOJË këtë Aktvendim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës; dhe V. TË KONSTATOJË që ky Aktvendim hyn në fuqi menjëherë, në pajtim me paragrafin 5 të nenit 20 të Ligjit.

Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 20:03Zelensky në Serbi të shtunën, Vuçiq: Asnjëherë s’kanë ftuar përfaqësues të Kosovës në Ukrainë, është për t’u respektuar
  • 19:43VATRA i bën thirrje Trump të ndërhyjë për ndaljen e procesit ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë
  • 19:38Pacolli: Ereniku do të jetë lumi i parë në Kosovë që rehabilitohet me zgjidhje natyrore
  • 19:18Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit
  • 19:12Molliqaj paralajmëron protesta: Nuk ka rrugë tjetër përballë agjendës së Kurtit