Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili ditë më parë tha se është kundër bashkëpunimit me kryeministrin Albin Kurti.
Kërçeli ka ngritur pyetjen se nga kush po kërkon tashti votat Shala, në kohën kur synon të marrë mbështetje për postin e nënkryetarit të kuvendit.


