Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte në Prishtinë, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

Ai ka thënë se nuk duhet të politizohen ngjarjet tragjike, por njëkohësisht i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës të japë dorëheqje.

“Refuzoj t’i shndërroj ngjarjet tragjike në akuza politike. A ju kujtohen akuzat e pabaza që u hodhën pas aksidentit në Rrugën e Kombit? Më pas, raporti i Policisë dëshmoi një realitet krejt ndryshe. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e viktimës. Ndërsa për kryetarin e Prishtinës kam vetëm një kërkesë: Jep dorëheqje. Liroje kryeqytetin”, shkruan Kërçeli.