Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes, ka reaguar ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Grudës, i cili mbrëmë në Pressing tha se kjo parti ka pasur dëshirë që deri më 16 shtator vendi të ketë institucione.
Hyseni, në reagimin e saj ka thënë se PDK ‘’nuk e kanë përnime’’ sepse, përndryshe, situata do të ishte ndryshe në Kosovë.
‘’ Pra a po e shihni që fare e lehtë paska qenë konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës?! Madje sot, ne mund ti kishim të trija institucionet të mandatuara për të funksionuar në plotni.’’, ka shkruar ajo.
Postimi:
Ndëgjone mirë…




