Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kelmendi për çmimet e nderit: Kur humb marrja, gjithçka bëhet normalitet

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 19:05
Kelmendi për çmimet e nderit: Kur humb marrja, gjithçka bëhet normalitet

Gazetari Adriatik Kelmendi u shpreh i befasuar dhe tha se nuk mund ta besonte që Universiteti i Prishtinës u ndau çmime nderi dyshes që aktualisht udhëheq Kosovën.

Kelmedni tha se nuk arriti të besojë që nga mijëra studentë të UP-së që janë zhvilluar dhe kanë pasur të arritura të mëdha, pikërisht dy pushtetarëve t’u jepen çmime nderi.

“Kur e pashë titullin diku si shakarazi, nuk e mora seriozisht. Thashë, edhe një lajm i rremë! S’ka mundësi që Universiteti i Prishtinës, në mesin e mija e mija studentëve që janë zhvilluar në personalitete me ndikim e nderim, t’u ndajë tituj nderi pikërisht politikanëve të një stine politike!”, tha ai.

Për më tepër, Kelmendi tha se është e pabesueshme që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti i pranuan këto çmime.

“S’ka mundësi që, edhe nëse dikujt t’i ketë shkuar mendja ta bëjë këtë marrëzi, që Albin Kurti e Vjosa Osmani do ta pranojnë. Fatkeqësisht e mjerisht, të dyja të vërteta. Edhe dikush doli aq poltron sa t’i laureojë pushtetarët kryesorë dhe, edhe më keq, këta të pranojnë”, shkroi më tej Kelmendi.

Krejt ngjarja ishte e pabesueshme për Kelmendin, i cili tha se si duket ka humbur ‘marrja’ për çdo veprim dhe tashmë çdo gjë që ndodh në këtë vend është bërë normale.

Adriatik Kelmendi

Më shumë nga Lajme

  • 17:42PDK lëshon sallën e Kuvendit, mban takim me Grupin Parlamentar
  • 17:32LIVE: Protestat dhe takimi Kurti-Hamza po vazhdojnë
  • 17:24Tahiri kërkon që deputetët e VV-së të paraqiten në sallë: Ligji duhet të vijë menjëherë
  • 17:24Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe
  • 17:22Mihali u drejtohet protestuesëve: Asnjë veprim i juaji nuk ka efekt te VV-ja, ne bëjmë çka besojmë