Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të fundit mes kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtakut dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, shkruan GazetaDemos.
Kelmendi ka reaguar ashpër duke krahasuar raste të ngjashme, si shembull kur Kurti i quajti opozitën Hajvanë, me rastin e Sami Lushtakut i cili e quajti Matoshin me termin “Kudër”.
“Ose reago për të dyja, ose mbylle gojën, o hipokrit”, tha Kelmendi.
“Krejt kjo gjuhë është e papranueshme, rrjedhimisht e dënueshme! Sa të mjerë po dukeni me reagime selektive dhe kalkulime zgjedhore!” – shtoi ai.
Postimi i plotë:
Çfarë hipokritash! Çfarë dyfytyrësha! Çfarë kalkulantash!
Nuk mundesh me u zgërdhi dhe me e përkrahë Albin Kurtin kur e quan krejt opozitën “kafshë” (hajvanë), burra e gra bashkë, dhe me reagu kur një politikan tjetër (Samiu) i thotë një politikaneje (Adrianës) “kudër” (kafshë).
