Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit të punimeve riparuese.
Sipas KEK-ut, njësia ishte jashtë funksionit për shkak të ndërhyrjeve në sistemin gypor të kaldajës, ndërsa pas krijimit të kushteve teknike është realizuar startimi dhe sinkronizimi me sistemin energjetik, shkruan Gazeta Demos.
Procesi i rikthimit në operim është kryer në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi është përfunduar me sukses rreth orës 09:00.
