Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me njoftim, ku ka bërë të ditur se aktualisht janë duke operuar njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike.
Sipas tyre, po prodhohet energji me kapacitete maksimale operative, në përputhje të plotë me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese, me një prodhim bruto ditor prej mbi 20,000 MWh.
“Për qartësi dhe transparencë, KEK sh.a. thekson se në kushte të zakonshme operon me katër (4) njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave të uljes së temperaturave është angazhuar maksimalisht për të vënë në operim edhe njësinë e pestë. Si rezultat, KEK ka arritur të operojë me pesë njësi prodhuese:
për 9 (nëntë) ditë gjatë periudhës që nga 19 dhjetori 2025, përmes disa ndërhyrjeve të shkurtra operative, dhe
