Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Katër të plagosurit e Podujevës transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre

GD
Gazeta Demos3 korrik 2026 në 12:14
Katër të plagosurit e Podujevës transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre

Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar për Klan Kosovqn se pacientët janë transferuar në disa klinika për trajtim të mëtutjeshëm.

Pacienti A. Islami, i cili ishte kalimtar i rastit, në momentin që u plagos, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës predha është larguar me sukses dhe është realizuar trajtimi kirurgjikal i të gjitha dëmtimeve të evidentuara.

“Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë. Ai do të vazhdojë trajtimin dhe monitorimin pas operacionit, në përputhje me protokollet e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale.” – ka thënë Qyqalla për Klan Kosovën.

Ndërsa tre të tjerët, që ishin personat kryesorë të përfshirë në përleshje, po trajtohen në klinika të ndryshme.

Klani mëson se anëtarët e familjes Zejnullahu, 36-vjeçari është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror. Ky i fundit është operuar dje, pas plagës që ka marrë në kokë gjatë konfliktit.

Edhe Agim Xhemajli po trajtohet në QKUK dhe i njëjti është dërguar në Kirurgjinë Torakale, për trajtimin e mëtejmë

qkuk

Të ngjashme

Vdes një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

Vdes një person në QKUK, dyshohet se konsumoi barna ose substanca të tjera

10:19
Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

15:10

Më shumë nga Lajme

  • 13:12Tahiri kritikon Qeverinë për krizën energjetike: Qytetarët po mbesin në terr, strategjia duhet të ndryshojë
  • 13:10Lushaku-Sadriu: Kosova rrezikon të mos i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030
  • 13:08“U dënua padrejtësisht”, Arbërie Nagavci: Pamjet e Jakup Krasniqit ishin të dhimbshme
  • 13:08Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive
  • 12:42Shiroka-Pula: Të drejtat e njeriut nuk mjafton të garantohen me ligj, ato duhet të mbrohen