Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë

GD
Gazeta Demos31 gusht 2026 në 15:41
Katër shoferë kapen duke vozitur deri në 188 km/h në rrugën Gjakovë–Klinë

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafikun rrugor në rajonin e Gjakovës, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, me qëllim parandalimin e kundërvajtjeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Gjatë një kontrolli të shpejtësisë, të zhvilluar më 30 gusht në fshatin Vraniq, në segmentin rrugor Gjakovë–Klinë, ku shpejtësia e lejuar është 60 kilometra në orë, Policia ka identifikuar katër drejtues të automjeteve që tejkaluan në mënyrë të konsiderueshme kufizimin e shpejtësisë.

Sipas Policisë, dy shoferë janë kapur duke vozitur me shpejtësi prej 188 dhe 162 km/h, ndërsa dy të tjerë me 135 dhe 123 km/h.

Për dy drejtuesit që tejkaluan shpejtësinë me 188 dhe 162 km/h, janë shqiptuar nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për gjashtë muaj.

Ndërsa, dy drejtuesit e tjerë, të cilët u kapën me 135 dhe 123 km/h, janë dënuar me nga 300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.

Policia Rajonale e Gjakovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, duke theksuar se shpejtësia e lartë përbën rrezik serioz për sigurinë rrugore. 


katërshoferëvozitur

Të ngjashme

Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro

Tre shoferë kapen në shkelje të rënda në Ferizaj, gjobiten me nga 500 euro

11:33
Sot mblidhen katër komisione parlamentare

Sot mblidhen katër komisione parlamentare

08:01
Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra

Allegri ka një listë dëshirash për katër nënshkrime të reja në janar, zbulohen edhe emra

21:41

Më shumë nga Lajme

  • 13:15Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
  • 13:14KOK-u paralajmëron rrezikun e humbjes së "Lojërave Mesdhetare 2030"
  • 13:07Vizita e Listës Studentore në Kosovë, Haradinaj: Duhej të arrestoheshin, ardhja e tyre nga Serbia duhet të jetë me leje
  • 13:07Kurti në Paris kërkon statusin e vendit kandidat në BE: Vendi është gati të pranojë pyetësorin dhe të ecë përpara
  • 13:02​Komisioni hetimor për Arlinda Zekajn, caktohen disa kandidatë për ekspertë të jashtëm