Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kaq persona vdiqën gjatë 9 mujorit të parë të 2025-shit

GD
Gazeta Demos4 janar 2026 në 19:09
Kaq persona vdiqën gjatë 9 mujorit të parë të 2025-shit

Edhe pse Kosova njihet si vend me natalitet të rritur, e numër të madh të gjeneratave të reja, edhe në vitin që kemi lënë pas pati një numër të madh të personave që ndërruan jetë.

Në Kosovë janë regjistruar gjithsej 8 mijë e 275 vdekje gjatë periudhës 9 mujorshe, janar–shtator 2025.

Kjo gjithnjë sipas të dhënave zyrtare të dhëna për lajmi.net nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Nga ky numër, 4 mijë e 528 persona kanë qenë meshkuj, ndërsa 3 mijë e 747 femra, duke treguar se vdekshmëria ka qenë më e lartë te gjinia mashkullore.

Sipas statistikave mujore, numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në janar 2025, me gjithsej 1038 raste, prej të cilave 544 meshkuj dhe 494 femra.

Pas janarit, muaj me numër të lartë vdekjesh kanë qenë edhe shkurti me 965 raste dhe gushti me 914 vdekje.

Muaji me numrin më të ulët të vdekjeve gjatë kësaj periudhe ka qenë mars 2025, me 883 raste, nga të cilat 465 meshkuj dhe 418 femra.

Edhe gjatë muajve të tjerë, shifrat kanë mbetur relativisht të qëndrueshme, duke u luhatur nga 876 vdekje në korrik deri në 909 raste në shtator.

Gjatë muajit shtator 2025, janë regjistruar 909 vdekje, prej të cilave 508 meshkuj dhe 401 femra, duke vazhduar trendin e epërsisë së vdekshmërisë te meshkujt.

Sipas ASK-së, këto statistika janë pjesë e të dhënave zyrtare mujore për lëvizjet natyrore të popullsisë dhe shërbejnë si bazë për analizat demografike dhe hartimin e politikave publike në Kosovë.

E shpesh herë arsye që çuan deri tek vdekja ishin sëmundjet e ndryshme. Përpos vdekjeve natyrale, në Kosovë brenda kësaj periudhe pati edhe vrasje, aksidente e mënyra të ndryshme që dikujt i morën jetën

vdekje

Më shumë nga Lajme

  • 19:03Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President
  • 18:52Gjenerali nga Kosova që e mundi keq Mladiqin në Dalmaci: Ai nuk ishte ushtar
  • 18:50Aleanca nesër mban konferencë në Kuvend
  • 18:50Maqedonia e Veriut dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për interkonektor të gazit
  • 18:21Fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores