Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kapet me marihuanë në oborrin e gjimnazit në Ferizaj, i riu shoqërohet në polici

GD
Gazeta Demos6 mars 2026 në 22:49
Kapet me marihuanë në oborrin e gjimnazit në Ferizaj, i riu shoqërohet në polici

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar mbrëmjen e 5 marsit 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Brahim Ademi”, në oborrin e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, gjatë një aktiviteti në terren, njësia për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) në Ferizaj ka ndaluar të dyshuarin Jon Idrizi, i cili dyshohej se posedonte substanca narkotike.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë vërejtur se i dyshuari ka hedhur diçka nga trupi, ndërsa në afërsi të tij është gjetur një gjysmë cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe një sasi tjetër e dyshuar e marihuanës dhe një mulli (grinder) për bluarjen e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm, e cila ka urdhëruar që të hapet rasti për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” dhe i dyshuari të intervistohet.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.

Si prova materiale janë konfiskuar:

një gjysmë cigare me substancë të dyshuar narkotike marihuanë (0.41 gram)

një sasi tjetër e marihuanës me peshë 0.77 gram

një mulli (grinder) për bluarjen e marihuanës.

Më shumë nga Lajme

  • 12:13I riu që vdiq në vetaksidentin në Smrekonicë varroset sot
  • 12:09Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë
  • 12:05Policia sekuestron armë, municion e uniforma në veri, detaje jep në një konferencë të jashtëzakonshme
  • 11:55Nura: LVV nuk ka të drejtë ta mbajë peng Kuvendin, thirreni seancën
  • 11:52Në pritje të verdiktit të Hagës, Çitaku publikon fotografi të Thaçit mes mbështetësve: Edhe 26 ditë